Ajo u martua më 27 maj por duket se muaji i mjaltit ka mbaruar shumë shpejt për Miranda Kerr, e cila i është rikthyer pasarelave në Los Angeles.
Bukuroshja australiane 34-vjeçare, e cila u martua me bashkëthemeluesin e e Snapchat, Evan Spiegel, 27 vjeç, ka treguar unazës e saj të dasmës për herë të parë teksa është rikthyer në punë.
Miranda ka pozuar për spektaklin e Moschino Resort Collection ku ka treguar unazën e saj platini me diamante.
Modelja ka shpërndarë pamjet për fansat e saj në Snapchat, gjatë përgatitjeve. Ajo dhe Spiegel bën të ditur fejesën e tyre në korrik të 2016 dhe u martuan në një ceremoni të vogël intime në Brentwood të Los Angeles.
Më herët Miranda ka qënë e martuar me aktorin britanik Orlando Bloom, me të cilin ka djalin 6-vjeçar, Flynn. Ajo dhe Bloom u ndanë në 2013.