Ditën e sotme Luiz Ejlli është kapur me ish-banorët e “Big Brother Vip 1”. Këngëtari është shprehur në një bisedë me Efin se Ilir Shaqiri edicionin e parë të spektaklit u shpall fitues jo për shkak të aftësisë së tij, por për shkak të “papjekurisë” së Donald Veshajt.
Sipas Ejllit, Iliri ishte një hije në shtëpi deri në momentin që Donaldi i dha vëmendje.
“Iliri kishte fatin më të madh se kishte një të papjekur përballë. Ai ishte hije në shtëpi, ia dha rëndësinë ky, që e kishte “halë në sy” që në fillim. Dhe njerëzit që nuk e donin këtë u kthyen me atë. Kaq ishte,”-shtoi Luizi.
@peopleinalbania Luizi-Donald💯🦁 #fyp #peopleofalbania #bigbrothervipalbania #luizejlli #kiaratito #donaldveshaj #viral ♬ suono originale – PeopleOfAlbania🇦🇱
“Inteligjente si Beatrix, besnike si Donaldi, e sinqertë si Monika dhe e drejtpërdrejtë si Arjola.” Këto “cilësi” duhet të plotësonte patjetër dikur femra ideale për Luiz Ejllin.
Gjatë një bisede me Bjordin më herët ditën e sotme, këngëtari “thumboi” kështu disa nga ish-banorët e tjerë të “Big Brother Vip” të edicionit të parë. E para që reagoi nga personazhet e përmendura ishte Beatrix Ramosaj.
Këngëtarja ndau si fillim një status Twtter-i i cili flet për bullizmin që dikur postoi në mbështetje të Luizit.
Pas kësaj Trixa postoi edhe një story ku shkruante:
“Faleminderit Luiz, e thënë prej teje e vlerësoj shumë. Edhe unë dua dikë që nuk gënjen dhe të sinqertë si ti.” Krahas kësaj përgjigjeje Ramosaj kishte vendosur edhe hashtagun e bërë viral tashmë “me Luizin”.