Luizi diskuton më Efin: Tean do ta përcjellim, unë llaçin, Olta tullën e do iki pastaj…

Luizi dhe Efi kanë diskutuar për eliminimet e javës në BBV duke komentuar edhe personin që pritet të dalë nga shtëpia Primen e radhës.

Të dy lojtarët ishin me mendimin se personi që do të largohet do të jetë Eni pasi Tea është lojtare shumë më e fortë se ai.

Advertisement

Diskutimi:

Luizi: Sipas meje do të dali Eni, ndërsa Tea nuk ka shance me dalë tani. Tean do ta përcjellë unë e Olta, llaçin unë tullën Olta dhe do iki pastaj.

Efi: Tea nuk më pëlqen fare këto kohët e fundit.

Luizi: Po ndryshoj, ra vetë brenda në gropë ajo. Ajo i kishte shpresat të Zhaku që do ta mbronte. Por ajo me mua i ka sqaruar gjërat dhe e ka kuptuar që unë lojën me femrat e bëj sepse i kam kuptuar se janë shumë më të rrezikshme për lojën që do të bëj unë, sepse meshkujt i kam parë që nuk janë gjë.

Ndërsa sa i përket Kiarës ajo ha bukë në vete.