Luiza Gega siguron finalen e Kampionatit Europian në garën e 3000 metrave

Luiza Gega kualifikohet në finalen e garës së 3000 metrave me pengesa të Kampionatit Europian të Atletikës, që do të zhvillohet këtë të diel në “Olimpiashtadion” të Berlinit.

Atletja shqiptare u rendit e dyta në baterinë e saj kualifikuese, pas zviceranes Schlumpf, me kohën 9 minuta, 33 sekonda e 11 të qindtat, kohë që është larg rezultatit të saj më të mirë.

Advertisement

Në finalen e garës së 3.000 metrave me pengesa u kualifikuan 5 vendet e para të çdo baterie kualifikuese, që në total ishin dy të tilla, si dhe 5 kohët e tjera më të shpejta.

Një paraqitje e shkëlqyer e atletes kuqezi, që konfirmoi momentin e mirë që po kalon, pas triumfit dhe medaljes së artë të marrë një muaj më parë në Lojërat Mesdhetare në këtë disiplinë. Gega është pretendente për të fituar medalje në këtë ngjarje Evropiane.

Finalja do të zhvillohet ditën e diel (ora 20:55).