Luiza Gega fiton medalje ari në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”

Atletja shqiptare Luiza Gega ka triumfuar në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” në Spanjë, duke fituar medalje ari në disiplinën 3000 metra me pengesa.

Luiza mori medaljen e parë të artë për Shqipërinë në këtë edicion, duke regjistruar kohën 9’27”73. Ajo e zhvilloi garën në disiplinën 300 metra me pengesa duke lënë pas atleten tuniziane Habiba Ghribi, e cila u rendit e dyta me kohën 9’34’’62,3.

Advertisement

Luiza Gega vazhdon të na mahnisë me medaljet e fituara duke bërë krenar popullin shqiptar për arritjet e saj nëpër botë. Edhe pse stërvitet në kushte tepër të vështira, kjo gjë nuk e pengon për të qenë kampione bote.