Spanja vazhdon përgatitjet për finalen e parakohshme të grupit E ndaj Gjermanisë, që do të zhvillohet sot në orën 20:00. Skuadra e Luis Enrique-s e nisi Kupën e Botës me triumfin 7-0 ndaj Kosta Rikës, sukses në të cilin dy gola i realizoi Ferran Torres.
Sulmuesi i Barcelonës po kalon një romancë me vajzën e madhe të trajnerit të Kombëtares, Siran. DY të rinjtë janë bashkë prej një viti. I pyetur se si do të reagonte nëse Ferran Torres do të festonë duke bërë gjestin e biberonit duke iu referuar një shtatzënie të mundshme të partneres së tij, Luis Enrique deklaroi:
“Nëse shënon, unë gëzohem, por nëse bën gjestin e biberonit, unë e zëvendësoj menjëherë, e dërgoj në tribunë dhe ai nuk shkel më këmbë në stadium apo fushë. Nuk po bëj aspak shaka!“, deklaroi duke qeshur Lucho, i cili synon të arrijë në finalen e madhe të 18 dhjetorit me Spanjën e tij.