Luftë pushimit për cigare: kosto për kompanitë!

Këtë e ka bërë të ditur tabloidi BILD. Punonjësve duhet t’u lejohet e drejta për të pirë cigare vetëm në pushimin e drekës. “Pushimet për cigare u kushtojnë para kompanive dhe pengojnë rrjedhën normale të punës”,- ka shpeguar Mario Ohoven, President i Federatës së Kompanive gjermane. Në këtë kuptim ai ka shtuar se Suedia është një model i mirë ku është e ndaluar kategorikisht duhanpirja gjatë orarit të punë dhe ky rregull është realitet në shumë kompani. Veç kësaj nismëtarët e kësaj lëvizjeje sjellin si mbështetës të kërkesës së tyre edhe shëndetin e personave që nuk pijnë duhan.

Advertisement