Sipas Yahoo Inc, Facebook ka shkelur patentat që mbulojnë 10 metodat dhe sistemet për reklamat në web. Çështja e depozituar pranë Gjykatës së San Josè në Kaliforni është beteja e parë e madhe ligjore mes dy gjigandëve në fushën e mediave sociale dhe ndërkohë komplikon e vështirëson akoma më shumë panoramën e reklamimit online dhe betejën e gjigandëve të tjerë Apple Inc, Microsoft Corp dhe Motorola.