Artisti ka pohuar se muzika e saj dhe ajo e Ke$ha-s, nuk duhet të etiketohen si muzikë! Ai shpjegon: “Është argëtuese, por unë nuk e mendoj atë si muzikë. Unë e vlerësoj si një dukuri të kulturës pop dhe disa nga këngët mund t’i dëgjoj në një qendër tregtare apo diçka të tillë, por nuk funksionon si muzikë për mua. Muzika është diçka që përcjell emocion dhe integritet në një mënyrë vërtetë interesante, të drejtpërdrejtë. Muzika pop për të cilën po flasim është produkt super i përpunuar i kompanive. Kjo nuk është vërtetë një kritikë, por mendoj se duke e quajtur atë muzikë është një term i gabuar”. Sigurisht ka patur persona që kanë menduar se është shumë e padrejtë t'a diskreditosh aftësinë e të tjerëve për të shprehur emocione, vetëm nga mënyra se si është prodhuar! Ne jemi të sigurt se ka plot njerëz që nuk e dëgjojnë muzikën e Moby, madje as nuk e quajnë muzikë, kështu që është e pavend një deklaratë e tillë.


