Luftë e ashpër për trashëgiminë

Sunday, December 14, 2025

Sipas tabloidit amerikan National Enquirer, aktorja 79 vjeçare po përpiqet dëshpërimisht që të mbajë një atmosferë paqësore mes trashëgimtarëve të saj, ndërkohë që po përfundon edhe një libër kujtimesh, bazuar në ditaret sekrete që ka mbajtur gjatë gjithë jetës së saj. “Teksa afrohet fundi, rritet përçarja mes familjarëve të aktores mbi trashëgiminë. Paçka masave që Liz ka marrë së bashku me avokatë e llogaritarë, ajo është e tmerruar se një luftë e ashpër do të bëhet. Ajo është duke përfunduar dorëshkrimin, të cilin parashikon të publikohet pak pas vdekjes. Thuhet se do të jetë njëri prej librave me kujtime me shokues e skandalozë që Hollywood ka parë ndonjëherë. Liz ka punuar për vite të tëra, por e ka mbajtur dorëshkrimin të kyçur”,- ka thënë një burim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -