Lufta kundër korrupsionit, Rama: Nevojitet modernizimi i shtetit

Forumi Kombëtar Kundër Korrupsionit ka mbledhur ministrat e qeverisë për të prezantuar rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit për secilën fushë.

Kryeministri Edi Rama nga ana e tij tha se lufta ndaj korrupsionit, “nuk është gjueti shtrigash dhe as nuk mund të shihet e kufizuar në betejë ndaj të korruptuarve, por është lufta për modernizimin e shtetit dhe transformimin e një sistemi që korrupton njerëzit në një sistem që është i pakorruptueshëm, sepse nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin po është sistemi që korrupton njerëzit.” Duke u ndalur tek shembujt konkretë Rama shtoi se, “Korrupsioni nuk luftohet me ndëshkimin e një drejtuesi apo 20 të tillëve, ky është një iluzion për sa kohë sistemi do jetë i tillë, ku gjithkush do jetë i cenueshëm, i tundueshëm dhe i korruptueshëm potencialisht.” “Kemi nisur të ndryshojmë sistemin e rekrutimit të mësuesve, tha kreu i qeverisë. Ngritëm sistemin e një testimi kombëtar të sekretuar dhe tërësisht transparent që do sjellë si rezultat një rankim të mësuesve në të gjithë republikën në bazë të testimi,t cdo mësues do ketë kreditit e veta.” Duke folur për debitorët e energjisë, Rama njoftoi se, po hetohen personat që punojnë në polici dhe shifrat që na rezultojnë deri tani, tha Rama, janë alarmante. Kryeministri Rama paralajmëroi se pas energjisë elektrike, do të nisë aksioni për ujin. Sipas Kryeminstrit Rama, nga uji është krijuar gropë më e madhe financiare se energjia. Koordinatori Kombëtar kundër Korrupsionit, Bledi Çuçi ndërkaq prezantoi fushatën kundër korrupsionit e cila ka për qëllim rritjen e transparencës dhe besimit të qytetarëve ndaj institucioneve. Fushata e cila do të nisë në muajin janar 2015, bazohet në tre nisma kyçe: (1) sistemin e një faqe unike për të raportuar rastet e korrupsionit – ëëë.stopkorrupsionit.al; (2) fushatën e mesazheve telefonike (sms) që synon përmirësimin e shërbimeve në sistemin shëndetësor dhe hipoteka ku çdo qytetari do t’i kërkohet të japë mendimin e tij pasi ka marrë shërbim në këto institucione; (3) sistemin online të statistikave dhe gjurmimin e rasteve të korrupsionit në kohë reale duke pasqyruar të gjithë procesin nga momenti kur institucionet referojnë rastet në prokurori deri në përfundim të çështjeve në organet e drejtësisë.

Advertisement