Dashi: Marrëdhëniet dhe miqësitë do të jenë në plan të parë dhe këtë herë mos e lini veten që t’ju lusin. Jeni të hapur, të disponueshëm dhe me dëshirë për eksperienca të reja. Qetësia dhe optimizmi ndihmojnë për njohje të reja, pikërisht ajo që ju nevojitet të gjithë atyre që e kanë ende zemrën e lirë. Po impenjoheni shumë në punë. Jeni të motivuar më shumë se kurrë për të arritur rezultate konkrete.

Demi: Të bindur për suksesin e një pune që në të vërtetë rezultoi me më pak përfitime se kishit menduar. Tani nuk dini se si të riktheheni pas. Emotivisht do të jeni shumë të prekur. Do të përfundoni me siguri në grindje me personat që keni afër duke qenë se është një ditë plot tensione. Do të keni dhimbje koke me shumë mundësi shkaktuar nga stresi.

Advertisement

Binjakët: Hëna, Marsi, Urani dhe Jupiteri janë të gjithë të vendosur shumë mirë në shenjën tuaj. Ato “do të bëhen copash” për ju. Efektet shumë entuziazmuese. Grinta, ekuilibri, joshja do të shkrihen në perfeksion me qetësinë tuaj të brendshme. Një mrekulli. Në punë sjellja juaj perfekte nuk do të kalojë pa u vënë re nga shefat. Do të vijnë shpërblime të mira.

Gaforrja: Një det qetësie do të dominojë punën, jetën private dhe dashurinë. Do të jeni të mbrojtur nga surprizat e shëmtuara por do të mërziteni pak. Provoni t’a bëni më të gjallë vazhdimin e ditës suaj duke filluar nga ndonjë ndryshim i vogël. Në dashuri situata duket premtuese për shpirtërat e vetmuar në kërkim të gjysmës së tyre. Në çift atmosfera duhet gjallëruar.

Luani: Planetet janë me ju. Hëna është në shenjën tuaj. Pikërisht trekëndëshi Tokë-Diell-Uran do të jetë pozitiv. Një ide revolucionare në punë? Mos e lini pas dore dhe mos i lini dyshimet t’ju ngadalësojnë. Mos hezitoni! Është momenti të hidheni, të tentoni gjithçka që keni në dorë. Ju pret një mbrëmje e mrekullueshme. Nëse jeni të dashuruar do t’ju rikthehet. Do të keni sukses në situatat flirtuese nëse jeni singëll.

Virgjëresha: Panorama yjore do t’ju japë siguri. Të shumtë janë planetët që vërtiten të heshtur rreth jush, ndryshe nga Dielli dhe Mërkuri që në pamje të parë do t’ju kundërshtojnë. Mos u ankoni. Merreni situatën në dorë. Tregojeni se kush jeni. Disa re të errëta mund të shfaqen në punën tuaj, por nuk është rasti të merakoseni. Kini durim deri të nesërmen. Shumë mirë në dashuri.

Peshorja: Kjo shenjë do të përfitojë nga një dashamirësi yjore që si protagoniste ka Hënën, Diellin, Mërkurin dhe Marsin. Rrini të qetë. Jeni në duar të sigurta. Optimizmi dhe simpatia, dhuntitë tuaja natyrale do të jenë në nivele shumë të larta. Jeni të parezistueshëm. Kini kujdes dhe kapini në ajër situatat pozitive, në sensin më praktik. Do të arrini të tërhiqni dhe të keni avantazhe. Biseda dhe sqarime do të keni në fushën e dashurisë.

Akrepi: Rrugëtimi për të arritur suksesin dhe famën do të jetë në malore. Gjithçka do të jetë e vështirë, por as që ju kalon nëpërmend të dorëzoheni. Cila është mënyra më e mirë për t’a zgjidhur një problem të papritur? Vendosmëria dhe grinta! Keni qëndruar me orë të tëra të gozhduar në zyrë dhe tani qarkullimi i gjakut po bën naze. Bëni një shëtitje për t’a rikuperuar gjendjen fizike.

Shigjetari: Të lumtur dhe të buzëqeshur. Jeni më shumë tërheqës dhe rrisni mundësitë që të përçoni interes. Takime interesante. Do të dini të ndaheni në mënyrë të barabartë nga takimet e shumta që keni dhe ftesat që kërkojnë prezencën tuaj. Propozimet interesante yjore do të ushqejnë jetën tuaj sentimentale. Beqarë ose të lidhur, joshje të mëdha e të vogla ju presin.

Bricjapi: Dyshimet dhe pasiguritë janë shoqëruese të përditshme tuajat. Mund të ndodhë… Binduni që i kein të gjitha aftësitë për të përballuar çdo lloj situate, madje dhe ato më të vështirat. Lini pas çdo pasiguri që ju bën të mendoni se nuk do ja dilni. Nuk ka asgjë të keqe nëse sot nuk keni shumë dëshirë të rrini me partnerin ose me miqtë: nesër do t’ja ktheni me gjithë interesa.

Ujori: Një transaksion pune ose një veprim financiar mund të mos ketë shkuar siç e prisnit. Tani do të jeni të mërzitur dhe të hidhëruar. Pyesni veten se ku keni gabuar. Hëna, Jupiteri, Saturni ju heqin aftësinë për të analizuar me kthjelltësi situatën. Veproni me kujdes. Nëse lidhja që keni ju bën të pakënaqur është momenti që të rishihni disa zgjedhje që keni bërë.

Peshqit: Asgjë e re për ju në panoramën yjore dhe kjo gjë padyshim nuk është inkurajuese. Ju pret një tjetër ditë intensive por shumë pak e frytshme. Ju impenjoheni me gjithë shpirt, por rezultatet për momentin po vonohen. Duhet të jeni të durueshëm. Mos bëni gabimin që të paramendoni se jeni të pathyeshëm, sidomos tani kur Marsi është sistemuar në orbitën e indifernetizmit në shënjën tuaj.