Luana Vjollca zbulon pasurinë e saj më të madhe

“Eksperienca, dashuria , pasioni ,mësimet janë pasuri e madhe për mua.”

Ditën e djeshme Luana Vjollca festoi 27-vjetorin e lindjes.

Advertisement

?

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

 E pikërisht në ditën e saj ajo solli një rrëfim ndryshe për jetën në intervistën ekskluzive për “Star Magazine” ku ka treguar shumë momente nga karriera si moderatore e këngëtare, familja dhe lidhja e ngushtë që ka me Shqipërinë.

Në këtë intervistë Luana rrëfen ndër të tjera se si puna në ekran i rrëmbeu “qejfet e moshës”, dhe jeta e saj ishte vetëm punë-shtëpi.

“Në fakt privimi ka nisur që kur isha në shkollë dhe fillova punën në ‘Top Channel’, po flas para 12 vitesh. Më duhej të ndiqja të dyja paralelisht dhe duhet t’i bëja të dyja shumë mirë, ndaj koha dhe dëshira për të bërë ‘qejfet e moshës’ si shumë bashkëmoshataret e mia u zbehën dhe dalëngadalë u zhdukën.

Fillova të kem një jetë, punë-shtëpi që gjithmonë e më shumë ishte e motivuar nga lodhja dhe ngarkesa që kisha marrë përsipër dhe e diktuar nga dëshira ime për t’ia dalë mbanë sa më mirë. Me aq shumë angazhime as koha nuk më premtonte për asgjë tjetër. Sot gëzoj një rreth shumë të ngushtë miqsh dhe bashkëpunëtorësh dhe jam tejet e kënaqur me këtë zgjedhje që më mundëson një jetesë të pastër dhe me shumë mbështetje dhe energji pozitive”, -tregon moderatorja.

Vera për të ka qenë e fokusuar tek muzika, por me ardhjen e shtatorit, do ta shohim sërish në ekran.

“Të jem e sinqertë jam zhytur aq shumë në punë sa që më duket sikur asnjë minutë nuk duhet çuar dëm pa bërë diçka, sepse po shpërdoroj kohën. Momentalisht po punoj në dy drejtime paralelisht me këngën dhe karrierën time televizive.

Shtatorin do ia kushtoj me tepër sezonit të ri televiziv, sepse ndryshe nga sezoni i kaluar, këtë radhë do të jem në autorësi të vetme dhe të plotë të programit përveç moderimit, ndaj përgjegjësia dhe puna është dyfish më e madhe.

Po ashtu do të lançoj projekte të reja muzikore, do të jem afër shqiptarëve kudo ku janë me koncerte dhe… disa surpriza qe dua t’ja lë kohës për t’i zbuluar. Shumë projekte të bukura janë në horizont dhe po pres me padurim që të vij koha për t’i ndarë me të gjithë ju.”

My Life Story By @revista_starpeople ! ✨ Check it. September Cover Girl ?

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Ndër të tjera, moderatorja e Top Channel-it është pyetur se cila është ambicia e saj më e madhe, Luana tregoi se e ka pasur gjithmonë të qartë këtë, por thjesht s’ka dashur ta zbulojë.

Birthday Girl ?

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

“Unë jam rritur pa baba dhe ndoshta nga historia dhe eksperienca ime personale ka lindur kjo dëshirë, që mendoj quhet ambicia ime më e madhe. Një ditë dua të kem mundësinë që t’ju vijë në ndihmë familjeve dhe sidomos fëmijëve në nevojë në Shqipëri. Jam e sigurtë që dhe këtë do arrij ta realizoj ashtu si e kam menduar për gjithë këtë kohë të gjatë.”- është shprehur ajo.

Intervistën e plotë e gjeni këtu.