Vetëm pak kohë më parë, moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca ka publikuar këngën e saj më të re, “Veç ti”.
Pavarësisht komenteve dhe diskutimeve të fansave të saj në rrjetet sociale për sa u përket këngëve të saj, Luana ka vazhduar përpara duke mos e marrë aspak për bazë atë ç’ka thuhet.
Nëpërmjet një posteri që po qarkullon në rrjetet sociale ajo ka lajmëruar ndjekësit e saj se do të fillojë të marrë pjesë në koncerte. Fillimisht ajo do të këndojë jashtë shtetit e ku i dihet më vonë edhe në Shqipëri.
Luana koncertin e saj të parë do ta japë së bashku me grupin Babastars, pranë kunatit të saj, Getoar Selimit.