Motrat Vjollca janë pyetur shpesh nëpër intervista nëse ka xhelozi mes tyre dhe përgjigja e tyre jo vetëm që ka qenë negative, por dhe kanë treguar se janë mbështetëset më të mëdhaja të njëra-tjetrës.
Megjithatë dhe ato si të gjitha motrat kanë “gërricjet” e tyre, të cilat këtë herë i kanë shprehur në publik.
Këtë e themi pasi Luana postoi në profilin e saj një foto nga koha kur ishte e vogël dhe shfaqej duke puthur motrën e saj të madhe Lira, e cila ishtë bërë nuse. Ajo e ka shoqëruar këtë me një koment ku shpreh dashurinë e veçantë që ka për motrën e madhe të Vjollcave.
Por, mesa duket kjo foto nuk mund të shpëtonte pa “thumbat” e lezeçëm të Marinës, e cila ka komentuar: “Je e sigurt që je ti? Dukesh si çun haram”.
Dhe sigurisht që Luana nuk mund ta linte pa përgjigje, duke ja kthyer së motrës në të njëjtën monedhë, ndoshta dhe pak më ashpër: “Ti legene, mos të të nxjerr foto se si binjake na mbante mami dhe njësoj ngjaje dhe ti”.
Debati ka vazhduar më tej duke u bërë më interesant dhe me batuta, komentet e të cilave mund t’I lexoni më poshtë.