Luana Vjollca si me shaka e ka “akuzuar” divën e muzikës botërore, Beyonce se i ka kopjuar modelin e flokëve.
Le ta sqarojmë pak situatën…
Që pas publikimit të këngës “Mi dhe flakë mallit tim”, të gjithë e kemi vënë re që Luana Vjollca është më shumë se e dashuruar pas një modeli flokësh, pra gjysëm të kapura lart dhe voluminozë.
Pak ditë më parë, në llogarinë e saj të Instagram-it postoi një foto me flokët gjysmë të kapura lart në përshkrimin e së cilës shkruante: “Modeli i flokëve LV, krijuar nga unë personalisht.”
Ajo i ka ka shkruar Mbretëreshës Bey në një foto të publikuar në Instagram, ku kjo e fundit shfaqet me flokët gjysmë të kapura, njësoj siç preferon t’i mbajë kohët e fundit moderatorja e Top Channel.
“Pse mi ke kopjuar edhe ti flokët moj”,-i ka shkruar Luana-Beyonce-s.
Gjithsesi, ndonëse Luanës i shkojnë së tepërmi duhet të pranojë se ky është trendi i momentit, i cili është rikthyer sërish në modë. Tek e fundit, e kuptojmë që e ka me shaka.