Nga Kryesia e Kuvendit, Luan Rama foli për shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani dhe për koalicionin qeverisës.

Luan Rama u shpreh se LSI do të vazhdojë të kontribuojë me përkushtim për të normalizuar këto raporte. Ai pranoi problematikën në raportet mes ministrit Manjani dhe Kryeministrit, ndërsa tha se LSI ishte para dy rrugëve, të shkarkonte Kryeministrin ose ministrin Manjani.

Advertisement

“Më lejoni të shpjegoj se është e vërtetë që në raportet e bashkëpunimit dhe të komunikimit midis Kryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë ka ekzistuar një situatë problematike, e cila për fat të keq është agravuar ditë pas dite, derisa mbërritëm në një zgjidhje që kishte vetëm dy rrugë kalime. Njëri ishte që të shkarkonim Kryeministrin dhe tjetra të shkarkonim ministrin. Pranuam zgjidhjen dhe zgjedhjen e Kryeministrit për të dëshmuar edhe një herë tjetër se LSI-ja është e vendosur të bashkëpunojë me seriozitet dhe në partneritet të plotë për të krijuar klimë bashkëpunimi, bashkëqeverisëse dhe mirëkuptimi për ecurinë e mëtejshme të reformave dhe integrimit europian të vendit”, tha Luan Rama.