Rrethi është lojë, është mjet gjimnastikor, por në secilën prej rasteve bëhet fjalë për një mënyrë argëtuese për të lëvizur, duke qenë se vë në lëvizje të gjithë muskujt e trupit. Nëse përdoret rregullisht hollon ijet dhe redukton ndjeshëm centimetrat e zonës së barkut. Por si ka lindur Hola Hoop? Hula Hoop është krijuar si një lodër, por edhe si mjet xhonglerësh të cilët tregojnë për aftësitë e tyre. Realizohet me materiale të ndryshme, por më tepër me plastikë dhe kanë ngjyra të ndezuara, kanë formë rrethore e janë të përmasave të ndryshme. Të gjithë e dimë se loja me rrethin Hula Hoop konsiston në rrotullimin e tij në bel dhe mbajtjen sa më shumë pa rënë në tokë. Duket shumë e thjeshtë, por në të vërtetë kërkon shumë përqendrim, ekuilibër dhe sens ritmi. Ushtrimet janë të ndryshme: mund të rrotullohet përveçse në mes edhe me gjymtyrët e sipërm e mund të rrotulloohet deri në qafë. Sigurisht që përdorimi i më shumë se një rrethi rrit ndjeshëm nivelin e vështirësisë së ekzekutimit.Nëse vazhdoni t’a konsideroni Hula Hoop një lojë fëmijësh bëni mirë të n’a dëgjoni me vëmendje. Rrethi mund fare mirë të bëhet një sipërmarrje e rrezikshme dhe ekstreme. Psh mjafton të përmendim njerëzit që kanë vendosur rekorde përsa i përket kohës së rrotullimit të Hula Hoop‐it. Një nga rekordet e parë është vendosur në vitin 1960 nga 11 vjeçarët Paulette Robinson, Charles Beards dhe Patsy Jo Grigby në Mississippi me 11 orë e 34 minuta rrotullime. Më pas, në 19 Gusht 1976 ishte 8 vjeçarja Mary Jane Freeze që fitoi një garë me kohëzgjatje 10 orë e 47 minuta. Rekordi aktual në këtë fushë mbahet nga amerikania Roxane Rose me 90 orë, rekord ky i vendosur nga 2 – 6 prill 1987.