I pranishëm në konferencën e qendrës “Marshall”, ambasadori amerikan Donald Lu është shprehur lidhur me reformën në drejtësi, që shpreson të zgjidhë pandëshkueshmërinë, pasi situata në Shqipëri paraqitet shumë e rëndë.
Në apelin e tij drejtuar politikanëve të lidhur me krimin, ai paralajmëron se ata do të përfundojnë në burg. “Në Shqipëri ata që akuzohen për drogë rrallë përballen me akuzat. Shembull është Emiliano Shullazi, i cili u arrestua vetëm kohët e fundit. Popullit shqiptar i ka ardhur në majë të hundës nga kriminelët në politikë. Ky është një paralajmërim për të inkriminuarit që tentojnë të hyjnë politikë: Do të përfundoni në burg! Shqipëria do të jetë e suksesshme me ndihmën e partnerëve të saj”, – është shprehur ndër të tjera ambasadori Lu.
Ambasadori amerikan sqaroi se anëtarët e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të trajnohen nga FBI dhe një përfaqësues i saj do t’i ndjekë hap pas hapi. /Blitz.al/