Ylli i muzikës pop u pushtua nga lotët pas performancës së Marko German, i cili ka interpretuar një koreografi kontemporane të frymëzuar nga toleranca. Gjatë momentit të gjykimit, GaGa është përshëndetur me balerinin duke e falenderuar për emocionet që i bëri të ndjejë: “Jam krenare për ty. E dashuron vërtet kërcimin. Kur isha e re kam bërë shumë gabime, ka shumë gjëra që nuk do t’i bëja. Numri yt më bëri të rijetoj dhe një herë të gjithë këtë. Je i jashtëzakonshëm. Edhe nëse renditesh i treti apo i dhjeti, kjo nuk ka rëndësi pasi ti ke talent”.
Fansat e Germanotta-s duhet të jetë të lumtur të dinë se së shpejti do të publikohen në një koleksion më shumë se treqind foto të yllit të muzikës pop, të realizuara midis gusht 2010 – shkurt 2011 nga Terry Richardson. Në foto janë fiksuar momente intime të jetës së saj. Libri, i titulluar LADY GAGA është parashikuar të dalë në treg më 22 nëntor dhe parathënia është shkruar nga vetë Stefani. Ndërkohë ju ftojmë t'a ndiqni më poshtë momentin e prekjes së Lady Gaga në SO YOU THINK YOU CAN DANCE. Ndërkohë argëtohuni pak edhe me mizën që ndalon në kapelen e artistes gjatë kohës që flet. 🙂


