Lorik Cana zbulon gjininë e fëmijës

Lorik Cana do të bëhet baba i një djali. Në një intervistë të pak muajve më parë, kapiteni i Kombëtares Shqiptare kishte deklaruar se “ne shqiptarët nuk ndalemi derisa të bëhemi me djalë”. Dhe, ja ku vjen lajmi…

Vetëm pak javë më parë, kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, bëri publik lajmin se ai dhe bashkëshortja e tij italiane, Monica, së shpejti do të bëheshin prindër.

Advertisement

Së fundmi, Loriku ka ndarë me publikun edhe gjininë e fëmijës.

Gjatë një interviste për emisionin “Procesi sportiv”, në Top Channel, Loriku konfirmoi se fëmija do të jetë djalë: “Kemi mësuar se fëmija është djalë. Jemi shumë të lumtur”, ka thënë kapiteni, duke shtuar se për momentin ai dhe Monica janë duke menduar për të gjetur një emër: “Jemi duke menduar për një emër shqiptar, por ende nuk e kemi vendosur.”

Lorik Cana dhe arkitektja italiane Monica e kurorëzuan lidhjen e tyre në martesë, në qershor të 2014-ës.