Lorik Cana feston sot ditëlindjen, Monica e surprizon kështu (Foto)

Ish-kapiteni Lorik Cana feston sot 35-vjetorin.

E sigurisht, e para që e ka uruar ka qenë bashkëshortja e tij, Monica, e cila përmes disa postimeve në Instagram Stories ka treguar surprizën që i ka bërë dhe urimin në shqip, duke e quajtur atë “Urime, jeta ime”, përpara të gjithëve.

Advertisement

Si arkitekte dhe fotografe që është, shija dhe kujdesi deri në detaje, nuk mund t’i mungonin zbukurimeve që ka përzgjedhur për këtë ditë të veçantë, duke e kthyer shtëpinë në një parajsë të vogël me qirinj e tullumbace.

Pas disa kohësh të lidhur, Loriku dhe Monica u martuan në qershor të 2014-s, ndërsa 1 vit më vonë erdhi në jetë vogëlushi i tyre, Bojken.