Fiziku i saj ka qenë gjithmonë në formë dhe për t’u pasur zili, duke pasur parasysh që Lori Hoxha tregon vazhdimisht se konsumon çfarë të ketë dëshirë dhe nuk kufizohet në ushqim.
Së fundmi ajo ka zbuluar një dietë që sipas saj e përdorin VIP-at për t’u dobësuar midis të cilëve edhe Sara me Ledionin.
Si fillim Lori postoi këtë foto në Instagram Story:
Do shëndoshesh o Lor, por ata s’e dinë që unë po bëj një dietë ku ha vetëm 6 orë në ditë dhe orët e tjera rri pa ngrënë fare sepse kështu më tha Sara Hoxha që po dobësohen VIP- at.”
Më pas, Lori postoi sërish duke thënë se po bënte thjesht shaka.
“Po bëja shaka. Mënyra e duhur për ta ndjekur këtë dietë është të hash vetëm në 8 orë (pa sheqerna, pa karbohidrate). Quhet dieta Keto, google-ojeni. Ka funksionuar te shumë njerëz që njoh. Unë, nga ana tjetër po ndjek dietën Lori, e cila konsiston në të ngrënit çfarëdolloj gjëje që dua vetëm gjatë 8 orëve dhe pastaj rri pa ngrënë.”
Lori tha gjithashtu se sheqernat dhe karbohidratet janë ajo çfarë Lori është, ndaj refuzon të heqë dorë prej tyre. Kështu s’keni përse të ndaheni nga sheqeri.
“Kjo vjen si përgjigje ndaj mesazheve të shumta. Nuk po ia imponoj askujt. Po e ndjek këtë dietë sepse nuk mund të bëj palestër për shkak të shpinës sime të lënduar, jo sepse kam probleme me trupin. Nëse keni pyetje dërgojini mesazh ekspertëve Sara dhe Ledion.” -përfundoi ajo.