Lori, të kuptojmë shumë mirë…
Ndërkohë Top Media organizoi dje festën e fundvitit. Në të ishte mbledhur i gjithë stafi i punonjësve, por mungonte një nga aksioneret më të lakuara dhe në median rozë. Lori Hoxha nuk ka shkuar në festën e organizuar në një nga club-et e qytetit për arsyen më të pabesueshme.
Lori është një nga blogeret më të njohura në vend dhe në garderobën e saj duket se nuk mungon asgjë. Në fakt ashtu mëngoni ju, por Lori nuk është aspak e kënaqur.
“Sëmundja e femrave” që sa më shumë të kenë prap ankohen, ka zënë dhe Lorin.
Mungesa e saj në festë ka rënë në sy dhe ajo e ka treguar në mënyrë të koduar pse nuk ishte prezente.
Mund t’iu duket e pamundur, por Lori nuk ka shkuar në festë, sepse nuk kishte asgjë për të veshur.
“Kur Grinçi nuk mund të gjente një veshje që i pëlqente tha: “Ok, kaq ishte! Nuk po shkoj fare, këtë e ndjeva vetë ”, -shkruhet në foton e postuar të Lorit në Instastory.
Në të gjitha eventet e organizuara deri më tani Lori ka zgjedhur veshjet muaj para dhe qëllimi ka qenë të mahnitë me daljen e saj.
Por këtë herë ajo nuk ka mundur të qëllojë në shejnë dhe ka preferuar më mirë të mos shkojë.