Lori dhe Sara Hoxha në Las Vegas për një arsye të veçantë!

Lori dhe Sara Hoxha një pjesë të këtyre pushimeve verore do t’i kalojnë në Amerikë. Fillimisht ka qenë Sara ajo që ka treguar në rrjete sociale për këtë udhëtim, duke qenë se ndoqi nga afër edhe një koncert të Adele. Por Sara ka mbetur me shije mjaft të mirë nga ky koncert, ndaj së bashku me të motrën kanë vendosur të ndjekin një tjetër yll të muzikës botërore, Jennifer Lopez. Lopez ka mbajtur koncertin e saj mbrëmjen e djeshme në resortin dhe kazinonë “Planet Hollywood” në Las Vegas. Si Lori ashtu edhe Sara, kanë shpërndarë video dhe fotografi në llogaritë e tyre në Snapchat, direkt nga koncerti.

 

Advertisement