Mbrëmë në Berlin të Gjermanisë, për herë të parë në historinë kulturore të këtij vendi, janë ndarë çmimet për hip-hop artistët më të mirë, që kanë bërë muzikë në gjuhën gjermane.

Në një skena gjigante me moderatore Nikeata Thompson, janë ndarë çmimet HYPE AWARDS, për hip-hop muzikantët e ndër ta që ka fituar edhe shqiptarja Loredana Zefi.

Ajo ka marrë çmimin e parë, si rep këngëtarja më e mirë, ndërsa për ta marrë personalisht çmimin, ajo s’ishte prezente.

Lajmi është bërë i ditur nga vet Loredana Zefi e edhe nga Mozzik, të cilët të entuziazmuar kanë publikuar storiet në Instagramin e tyre. /Prive.al

/Prive.al/