Fëmijë tjetër në familje? Gjiko di çfarë thotë!

Gjiko dhe Elita e kanë kthyer prindërimin në punën e tyre me kohë të plotë dhe kanë rrëfyer se kjo eksperiencë po ju pëlqen shumë.

Në “NIN”, reperi ka shprehur dëshirën që ai dhe Elita të kenë një familje të madhe me 3 fëmijë pasi sipas Gjikos, ngrohtësia që të jep familja e madhe nuk krahasohet me asgjë tjetër.

Ndërkohë që Zëri i vogël rritet çdo ditë me kujdesin maksimal, mami Elita dhe babi Gjiko i paskan të qarta planet edhe për motra apo vëllezër të tjerë për të.

Ky në fakt është një lajm shumë i bukur sepse Gjiko me atë çka thotë mund të ndikojë edhe tek ndjekësit e tij. S’ka më bukur se familje të reja që programojnë të kenë familje të mëdha në të ardhmen!

/News31.al/