Loredana rrezikon të dëbohet nga Zvicra

Loredana po korr suksese edhe në kohë karantine, por duket se telashet nuk janë mbyllur për të. Reperja rrezikon të dëbohet nga Zvicra, ku jeton prej shumë vitesh. Read More…

Sipas “Prive”, Loredana nuk disponon nënshtetësi zviceriane. Ajo ka aplikuar disa herë për nënshtetësi, por për arsye të paditura, kërkesa i është refuzuar. Që nga viti 2013, kur nisi proçedurat, e deri tani, reperja figuron vetëm me nënshtetësi kosovare.

Ky refuzim nga ana e shtetit zvicerian ndoshta ndikohet nga skandali i mëparshëm i reperes. Kujtojmë që Loredana dhe i vëllai u akuzuan nga një çift vendas për vjedhjen e 900 mijë frangave. Reperja është ende në proçes gjyqësor dhe në qershor do të përballet sërish me drejtësinë.

Përveç karrierës, duket se jeta private e Lorit nuk është në ditët më të mira…

Burimi: News31.al