Temperatura rekord për dimrin britanik sot në Britani të Madhe, ku në veçanti Londra regjistroi ditën e dytë radhazi të temperaturave të larta të pashembullta që kur ekzistojnë regjistrimet e “Met Office”, zyra meteorologjike kombëtare. Niveli më i lartë u regjistrua në Kew Gardens, kopështi gjigant botanik i kryeqytetit në bregun jugor të Tamizit, ku në mesditë termometri arriti 21,2 gradë Celsius, më nxehtë se sa në Iniza, thekson BBC-ja, duke kujtuar se rekordi i mëparshëm është regjistruar në vitin 1998, 21 vite më parë.
Një rekord temperature të lartë u regjistrua gjatë muajit shkurt edhe në veri ishullit, ku në Skoci arriti në 18 gradë Celsius duke kaluar nivelin historik prej 17,9 gradë që ishte regjistruar 120 vite më parë.
/Balkanweb/