Londër, stola në formë libri, për të promovuar leximin në rrugë

Në verën e vitit 2014, në Londër u instaluan 50 stola në formën e një libri të hapur, të zbukuruar nga ilustrat profesionistë dhe artistë vendas. Le t’i shohim ata…

Kur krijimi kreativ dhe cilësia letrare bashkohen, rezultati është i sigurt. Duke pritur projektin e ri të ‘National Literary Trust’- një shoqatë kulturore jofitimprurëse e themeluar në vitin 1993 me qëllim përmirësimin e nivelit kulturor në zonat më të pafavorizuara të Mbretërisë së Bashkuar – propozoi një nga nismat më krijuese dhe më të suksesshme: Stolat Letrar.

Advertisement

Projekti

Në verën e vitit 2014, në bashkëpunim me Wild in Art – një nga prodhuesit më të mëdhenj të krijimtarisë angleze – u krijuan 50 stola në formën e një libri të hapur dhe u instaluan më pas në Londër, të dekoruar nga ilustrat profesionistë dhe artistë vendës. Projekti përfundoi në tetor të po atij viti me një ankand bamirësie në Qendrën Southbank ku u shitën stola për të mbledhur para për ‘National Literary Trust’.

Çdo stol përfaqëson një vepër letrare të autorëve të mëdhenj anglezë dhe botërorë, duke formuar një udhëtim kulturor, hapat e të cilit çojnë në zbulimin e rëndësisë letrare.

Burimi / libreriamo.it

v.l/Dita

 

 

 

 

 

 

/GazetaDita/