Si pjesë e të qënurit “Ambasadore”, ylli i muzikës përfitoi nga koha e qëndrimit atje (për shkak të koncertit të saj në Baku), për të folur me adoleshentët mbi rëndësinë e arsimimit dhe aktivitetit sportiv për një jetesë të shëndetshme. Pas takimit Shakira tha: “Sporti në mënyrë të veçantë, është një mundësi e mirë si për vajzat ashtu edhe për djemtë për të krijuar kontakte me pjesë të tjera të shoqërisë. Sporti, ashtu sikurse arsimimi, mund t’i ndihmojë vajzat të bëhen “lojtare” të mira në shoqëri”.

Advertisement