‘Little Mix’ thyejnë heshtjen pas njoftimit për ndarjen e tyre

Little Mix ndanë një foto të ëmbël së bashku një ditë pasi lajmëruan se grupi po ndahet.Grupi i përbërë nga Jade Thirlwall, Perrie Edwards, Leigh-Anne Pinnock dhe më parë Jesy Nelson, u tha fansave të enjten se ata do të ndajnë rrugët për të ndjekur ‘projekte të tjera’ dhe ‘të hapin krahët e tyre’.

Duke njoftuar ndarjen e tyre të enjten, grupi shkroi në një deklaratë: “Duam t’ju njoftojmë të gjithëve se pas turneut Confetti në prill/maj të vitit të ardhshëm do të bëjmë një pushim nga Little Mix”.

Advertisement

“Kanë qenë 10 vite të mrekullueshme, një aventurë e mrekullueshme pa ndalesë, dhe ne mendojmë se është koha e duhur për të marrë një pushim në mënyrë që të mund të rimbushim dhe të punojmë në disa projekte të tjera”.

“Nuk mund t’ju falënderojmë sa duhet për dashurinë dhe mbështetjen tuaj të pafund që nga fillimi. Ju duam shumë të gjithëve,” përfunduan ato.