Pas lirimit nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka reaguar në rrjetet sociale duke shprehur zhgënjimin.
Diplomatja amerikane thotë se mënyrat e vjetra të privilegjimit apo mosndëshkimit nuk duhet të kenë më vendin në sistemin e drejtësisë.
“Është shumë zhgënjyese të shikosh se si mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe të privilegjimit për disa persona vazhdojnë ende në sistemin e drejtësisë. Mënyrat e vjetra nuk janë të përshtatshme për një vend aleat të NATO-s dhe aspirant për në BE, ato duhet të refuzohen me vendosmëri. SHBA e konsideron korrupsionin kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që kërcënojnë dhe nxisin ose që kërcënohen dhe nxiten, për shembull për të ndihmuar miqtë e fuqishëm, duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja”, ka shkruar ambasadorja Kim në Twitter.
Saimir Tahiri u lirua sot nga qelia dhe pjesën e mbetur të dënimit prej 1.8 vite burg do ta vuajë në shtëpi për shkak se bashkëshortja e tij është me probleme shëndetësore dhe nuk ka mundësi të kujdeset për fëmijët.
Very disappointing to see that the old ways of impunity & privilege for some persist in 🇦🇱 justice system. These old ways are not appropriate for a NATO Ally & EU aspirant, and they must be firmly rejected. 🇺🇸 considers corruption to be a core national security threat. Those…
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) June 2, 2023