Lindsay shfrytëzon Ashton Kutcher

Lindsay Lohan merr para nga Ashton Kutcher. Sipas disa burimeve ata të dy kanë pasur një flirt të shkurtër disa vite më parë, ndaj Ashton ndihet i detyruar që t’a lejojë Lindsay-n që t’a përdorë si makinë personale parash. “Ashton e ka pasur gjithnjë pikë të dobët dhe Lindsay e shfrytëzon këtë. Ajo i ka kërkuar qindra dollarë me premtimin se do t’ja kthente pas pak javësh. Por Ashton e di që nuk do t’i marrë më kurrë ato para. Është shumë e trishtë. Lindsay është trokë dhe ka marrë borxhe gjithandej, por Ashton nuk e refuzon kurrë. Ai i plotëson nga një çek sa herë që ajo ka nevojë”,- ka thënë një burim. Lindsay i ka kërkuar Ashtonit që t’a bëjë pjesë të sitkomit të tij “Two and a Half Men” por deri tani ja ka dalë që t’a mbajë larg serialit. Burime të tjera kanë treguar se e dashura aktuale e aktorit, Mila Kunis, nuk do që ai të vazhdojë t’i japë para Lindsay-t. “Mila po e humb durimin me këtë situatë. Ajo do që t’a ndërpresë këtë lidhje me Lindsay-n njësoj siç ka bërë pjesa tjetër e Hollywood-it”,- kanë shtuar burimet.

Advertisement