Sërish baba

Hugh Grant është bërë sërish baba. Aktori 52 vjeçar që ka një vajzë 18 muajshe që quhet Tabitha, është i lumtur pas ardhjes në jetë të vogëlushit, fryt i dashurisë me aktoren kineze 33 vjeçare Tinglan Hong. “Jam shumë i lumtur që ime bijë tani ka një vëlla. I adhuroj të dy. Ata kanë një mama fantastike”,- ka shkruar Hugh në llogarinë e tij në Twitter.

Nuk dihet ende nëse aktori e vazhdon lidhjen me Tinglan. Pas konfirmimit të lindjes së vajzës së tyre në Shtator të 2011-ës, Hugh e përshkroi lidhjen e tyre si “të rrufeshme”. “Ajo është e mirë dhe e këndshme, me humor, e zgjuar dhe një nënë e mrekullueshme”,- tha aktori. Urime babi Grant!

Advertisement