Lindsay Lohan përjeton tmerr, i fejuari përpiqet ta mbysë

Lindsay Lohan është dëgjuar në të gjithë lagjen e saj në Londër, në orën 5 të mëngjesit, duke uluritur me pretendimin se i fejuari i saj u përpoq ta vriste.
Policia ka hyrë me forcë në apartamentin e saj pas thirrjeve për ndihmë.
30-vjecarja gjithashtu e akuzon të fejuarin e saj, biznesmenin rus Egor Tarabasov, se ka qenë me një prostitutë.
Në një video të zhiruar nga fqinjët e saj, Lohan bërtet emrin dhe adresën e saj, më pas thërret: “Ju lutem, ju lutem, ju lutem. Ai u përpoq të më mbyste. Desh më vrau. Të gjithë do e marrin vesh. Dil nga shtëpia ime.”
Por në momentin që policia ka mbërritur në apartamentin e saj, të dy ishin larguar nga aty.
Po atë mbrëmje, Lohan e kishte akuzuar të fejuarin e saj nëpërmjet Twitter-it se ishte me një femër tjetër.

Advertisement