Jennifer Aniston preket nga pyetja e një fansi

Jennifer Aniston ka marrë pjesë në festivalin e filmit “Giffoni” në Itali. Një person nga publiku i ka bërë një pyetje. Ai i tha: “A je zgjuar ndonjëherë në mëngjes dhe nuk e dije kush ishe?” Aniston përpara se të fliste u emocionua dhe me lot në sy tha: “Po, ka ndodhur aq herë sa nuk mund t’i numëroj. Ne jemi qenie njerëzore, çfarëdo pune që mund të bëjmë, kamerierë, bukëpjekës apo studentë. Në fund të ditës si të gjithë, edhe unë “i bie murit” me kokë dhe pyes veten: A jam unë e mirë? A do të mbijetoj?” Për publikun fjalët e Aniston ishin shumë frymëzuese. Gjithashtu ajo i është drejtuar publikut duke thënë se të gjithë kanë idhujt e tyre, duhet të flasin, të kërkojnë ndihmë dhe të frymëzohen nga ta. Aniston ka dhënë edhe një tjetër lajm.  Ajo ka thënë se nuk është shtatzënë dhe është e “ngopur”  nga fjalët që shkruajnë gazetat çdo ditë.

Advertisement