Nuk ka munguar reagimi i Linda Reit pas konfirmimit të largimit të moderatores Fiori Dardha nga spektakli “Dance with me” .

Pak kohë më parë edhe Linda u largua nga spektakli e madje pati shumë ankesa përsa i përket produksionit. Mbrëmjen e djeshme, ajo ka publikuar në Insta Story një foto të shkëputur nga video e largimit e rikthimit të Fiorit në skenë dhe bashkangjitur me të ka shkruar “Jo për gjë, kam respekt dhe të admiroj! Fjalët e tua pak a shumë janë edhe të miat, nuk e di i kujt është faji, por njerëzit që janë të realizuar në jetën e tyre nuk ndjejnë kënaqësi dhe kanë dëshirë të largohen nga ky spektakël pa respekt ndaj njerëzve”.

Advertisement

Në fakt, pas përplasjeve të shumta me Robert Aliajn, pritej që dhe Linda të mbante anën e Fiorit.