Linda Halimi u rikthye në spektaklin e ‘Kënga Magjike’ pas një kohe që i mungoi skenës së muzikës.
Kujtojmë se para 9 vitesh, këngëtarja u prezantua në festival me Nora Istrefin dhe Big D, ama treshja u përjashtua si rezultat i vonesës 30 minuta në prova. Po ashtu u dënuan me gjashtë vite pa të drejtë pjesëmarrje në këtë festival.
Kënga quhet “Want My Love” dhe është punuar nga një producent amerikan Nealante.
Linda dha një super performancë, e organizuar deri në detaje madje u shfaq me një ndryshim në pamje pasi flokët e saj ishin të shkurtra.
Mirëpo rikthimi i saj në Shqipëri, nuk duket se do të mbarojë vetëm më pjesëmarrjen në ‘Kënga Magjikë’, sepse ajo ka dicka per t’u ofruar fansave të saj që gjithnjë e kanë mbështetur.
Ajo po jep mundësinë që dy nga fansat e saj të fitojnë secili nga 500 dollarë, e kushtet i ka bërë të ditura në Instagram më anë të një postimi.
“Po jap 1,000 dollarë. Një sfidë e re! Më dërgoni videot më të mira tuajat të këngës timë “Want My Love” – duke vallëzuar, kënduar, imituar atë që dini ju të bëni më së miri! Dy fituesit do të fitojnë nga 500 dollarë, dhe do të jenë të ftuarit të mi për darkë dhe shumë zbavitje. Fituesit do të shpallen gjatë muajit dhjetor! Bëhuni kreativ!”
/Prive.al/