Këngëtarja Linda Halimi ka bërë dje prezantimin e saj zyrtar përpara jurisë së “American Idol”.
Zëri brilant nga Kosova është paraqitur në këtë audicion me emrin Lindita dhe ashtu siç është traditë në këto lloj formatesh, prezantimi i saj ka nisur me një klipi, në të cilin ajo rrëfen rrugën e saj drejt këtij konkursi.
Ndër të tjerat këngëtarja shqiptare tregon dhe për sfidën që ajo i ka bërë vetes për të rënë nga pesha, duke treguar dhe regjimin e saj. Në këtë video ajo shfaqet me bashkëshortin e saj amerikan, i cili ka qënë dhe trajneri personal i saj.
Një histori frymëzuese e kanë quajtur stafi i “American Idol” faktin që ajo ka humbur mbi 68 kilogram për këtë kompeticion.
Përpara jurisë të përbërë nga Jennifer Lopez, Keith Urban and Harry Connick Jr ajo ka performuar këngë “It’s A Man’s World” nga James Brown dhe reagimi i parë që ka ardhur në J.Lo ishte “Nuk e prisja këtë”.
Ndërkohë që ajo ka kënduar, juria ka mbetur e befasuar dhe më pas komentet e saj kanë qenë shumnë pozitive, duke i dhënë asaj biletën e artë dhe mundësinë për të vijuar në etapën e radhës.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=232&v=SiFT0-DmGxc