Një bebe 8-muajshe nga Kanadaja mund të jetë fëmija e parë në botë që në kartën e shëndetit nuk do ta ketë të përcaktuar gjininë. Kori Doty (Prindi) do që gjinia e Searyl Atli, të mbetet anonim në mënyrë që fëmija të ketë mundësi ta zbulojë vetë gjininë më vonë shkruan BBC.

Doty thotë se ata po e rrisin foshnjën në një mënyrë të tillë derisa të ketë një sens vetëkontrolli dhe fjalorin e duhur për të kuptuar kush është. “Unë e njoh vetëm si bebe, dhe dua t’i jap gjithë dashurinë dhe mbështetjen që të bëhet një njeri i plotësuar, jashtë kufizimeve që të sjell kategorizimi si vajzë apo si djalë.

Advertisement

Por, lufta nuk ka mbaruar. Doty është përpjekur që të marrë një certifikatë lindjeje tek zyra civile pa një përcaktues gjinie për foshnjën.
Por, zyra civile ka refuzuar kërkesën e Doty-t, edhe pse në kartën e shëndetit të fëmijës është vendosur një “U” në vend të hapësirës për “seksi/gjinia”, që mund të përkthehet si “e papërcaktuar” apo “e pavendosur”.

Doty, bashkë me Shoqatën e të Drejtave të Njeriut argumentojnë se të gjitha dokumenteve zyrtare duhet t’u hiqet kategoria e gjinisë. Provincat e Kanadasë, përfshirë Ontarion, po e marrin në konsideratë mundësinë për t’i lejuar njerëzit të zgjedhin nëse e duan apo jo gjininë në çertifikatë.