Lidhja e fundit e Lilly-t zgjati vetëm një muaj dhe tani e urren të shkojë nëpër festa krejt e vetme. “Lilly e urren të qenurit single. Ajo ka nevojë për një mashkull në jetën e saj. Ndihet e pasigurtë kur shkon nëpër evente vetëm. Do dikë që t’a marrë me vetë në çdo aktivitet me tapete të kuq, ku shpesh i duhet të marrë pjesë”,- ka thënë një burim. Këngëtarja është gjithashtu e shqetësuar për efektet që mund të ketë statusi i saj në turneun anglez të saj. “Ajo ka nevojë për një mashkull që të kujdeset për të në prapaskenë, t’i kushtojë vëmendje.”,- ka shtuar burimi i mirëinformuar.