Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi për HARPER’S BAZAAR e ka kaluar veten duke deklaruar se ka një lidhje shumë të veçantë me stilistin Alexander McQueen, që ndërroi jetë në shkurt 2011. Pas vdekjes së stilistit Lady Gaga nuk ka reshtur kurrë së kujtuari e ka thënë: “Mendoj se ai kish planifikuar gjithçka. Pas vdekjes së tij unë shkrova BORN THIS WAY. Mendoj së Alexander është në parajsë dhe ka të lidhur me fije super glamour kukulla të cilat i drejton nga lart. Kur dëgjova se data e e lançimit të këngës ishte ndryshuar, kuptova se kish planifikuar gjithçka ai. Nuk e kam shkruar unë atë këngë, por Alexander McQueen”.

Ndërkohë përsa i përket singëllit të ri JUDAS të marrë nga BORN THIS WAY, këngëtarja ka rrëfyer se kopertinën e ka dizenjuar vetë ajo. Përveç kësaj i ka bërë të ditur stafit se është totalisht kundër shkrimit të fjalës DELUXE në produksionin e ri, që do të dalë në treg në muajin maj, pasi e urren atë term. JUDAS do të jetë i disponueshëm për publikun më 19 Prill. Ndërkohë ju ftojmë të shijoni disa nga fotot që shoqërojnë intervistën e Lady Gaga për HARPER'S BAZAAR.

Advertisement