Lidhja e Kourtney Kardashian me Younes Bendjima nuk përfundoi aspak mirë

Sipas TMZ, ylli i famshëm televiziv i “KUWTK”, Kourtney Kardashain është ndarë nga modeli 25-vjeçar, Younes Bendjima dhe të dy kanë fshirë njëri-tjetrin nga llogaritë e tyre në Instagram.

Një burim tha për TMZ se “ishte Kourtney ajo që kishte vendosur për t’i dhënë fund lidhjes së tyre”.

Advertisement

Por çfarë nuk shkoi në lidhjen e tyre? Gjithçka doli në dritë kur Younes u fotografua me një tjetër grua në Meksikë këtë të hënë. Në Instagram, Bendjima mohoi thashethemet se mes tij dhe gruas në foto kishte diçka romantike, duke shkruar: “Duan që të më nxjerrin si të keqin e historisë. S’bëj dot as qejf me shoqërinë tani.”

Çdo gjë ishte në rregull deri muajin e shkuar, ku pushuan për tre javë nëpër Europë shoqëruar nga tre fëmijët e Kourtney-t me Scott Disick: Mason, Reign dhe Penelope.

don’t be shady, be a lady☀️

A post shared by Kourtney Kardashian (@kourtneykardash) on

 Situata u tensionua pasi Kourtney filloi të postonte foto provokuese me rroba banje në rrjete sociale në njërën prej së cilave Younes i komenton: “Këtë duhet të tregosh që të marrësh like?” Komenti u fshi, por situata nisi të tensionohej.
Një burim tha për People se Younes nuk ishte kurrë fans i fotove provokuese të Kourtney-t.

Kourtney dhe Younes u njohën në Paris, në tetor të 2016-s, një natë pasi Kim u grabit. Bendjima, një algjerian që flet shumë mirë frëngjisht, shërbeu si përkthyes pas incidentit.

Në maj të 2017 u konfirmua se Younes dhe Kourtney ishin bashkë dhe romanca e tyre u bë publike një muaj më vonë në Kanë.