Libri i Sharon Stone zbulon si vodhën skenarin e ‘Basic Instinct’ duke shqyer derën

“The Beauty of Living Twice” ose “Bukuria e të jetuarit dy herë” është libri i jetës së Sharon Stone, autobiografik, që ka dalë në shitje prej këtij momenti dhe mund të porositet online këtu.

Por si fillim ka qenë Vanity Fair që ka zbuluar disa detaje interesante, si për të hapur oreksin e për të nxitur kuriozitetin.

Advertisement

Libri i Sharon Stone zbulon si vodhën skenarin e ‘Basic

Një ndër ngjarjet më interesante është historja e filmit “Basic Instinct”.

“Chuck, menaxheri im në atë kohë, më kishte thënë se askush nuk do të më punësonte sepse të gjithë thanë që nuk isha seksi.Isha akoma shumë e ndrojtur dhe introverte. Chuck-ut iu desh të hynte në zyrën e regjisorit me kartën e tij të kreditit, të shyente derën dhe të vidhte skenarin në mënyrë që ta lexonim paraprakisht, pasi askush nuk do të na e jepte. E kuptova menjëherë që doja ta luaja atë rol. Pastaj Chuck telefonte shpesh regjisorin, Paul Verhoeven për të më bërë një provë.

Libri i Sharon Stone zbulon si vodhën skenarin e ‘Basic

Libri i Sharon Stone zbulon si vodhën skenarin e ‘Basic

Përfundimisht, më kërkuan mua pasi ia kishin ofruar 12 aktoreve të tjera që e kishin refuzuar, Michael Douglas pranoi më në fund ta provonte me mua. Michael dhe unë jemi shokë tani. Ai më mësoi aq shumë”, rrëfen në libër Stone.