Lidhja e tyre është në krizë…

Liam Payne dhe Cheryl çifti mjaft i pëlqyer britanik duket se po kalon një periudhë të vështirë. Pak ditë më parë, qarkulloi kudo lajmi se lidhja e tyre është në krizë, vetëm një vit pas lindjes së djalit të tyre.

Advertisement

Ylli i ‘Parachute’ kalon pothuajse gjithë kohën në shtëpi duke u kujdesur për të birin, ndërsa ish-anëtari i One Direction është pothuajse gjatë gjithë kohës jashtë. Duket se gjërat janë bërë aq serioze mes tyre sa ndarja është vetëm çështje ditësh.

Sipas Daily Mail, ata do t’i japin fund marrëdhënies menjëherë pasi vogëlushi i quajtur Bear të festojë ditëlindjen e tij të parë.

“Të dy janë të dëshpëruar. Do të donin që gjërat të funksiononin, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç të gjithë do të donin.”- tregojnë burime pranë tyre.