Lewis Capaldi shkëputet nga muzika, shkak sindroma “Tourette”…

Këngëtari Lewis Capaldi ka njoftuar se do të shkëputet përkohësisht nga muzika dhe rrjedhimisht edhe nga turneu.

Shkak për këtë janë bërë problemet shëndetësore të artistit për shkak të sindromës ‘Tourette’.

Advertisement

“Më vjen shumë keq për të gjithë ata që kishin planifikuar të vinin në një koncert para fundit të vitit, por unë duhet të ndihem mirë për të performuar në standardin që ju të gjithë meritoni. Të performoj për ju çdo natë është gjithçka që kam ëndërruar prandaj ky ka qenë vendimi më i vështirë i jetës sime. Do të rikthehem sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Sindroma ‘Tourette’ është një çrregullim i sistemit nervor që i bën njerëzit të përjetojnë “tik” të pakontrollueshëm.

Vështirësitë për shkak të këtij problemi shëndetësor u dukën edhe gjatë koncertit në qytetin Glastonburry ku ishin fansat ata të cilët përfunduan këngën për këngëtarin.

Capaldi kishte planifikuar 26 data koncertesh midis fundit të Qershorit dhe Tetorit, me koncerte në Britani, Australi dhe Dubai.