Lewis Capaldi, artisti më i shikuar në Tik-Tok!

Lewis Capaldi është cilësuar nga media britanike “Daily Mail” mbreti i TikTok dhe jo pa arsye. Ai rezulton artisti më i shikuar në këtë platformë për këtë vit nga fansat.

27 vjeçari ka lënë pas emra të tjerë të muzikës britanike si Sam Smith dhe Central Cee. 8.4 milionë fansa ndjekin krijuesin e hitit “Someone Like You” në platformën e mediave sociale, ndërsa videot e tij numërojnë 182 milionë pëlqime.

Advertisement

Ylli i muzikës, i cili njihet për këngët hit si “Someone You Loved” dhe “Before You Go” ka bërë për vete fansat me talentin e jashtëzakonshëm dhe personalitetin e tij.

Sam Smith ka më shumë ndjekës se Lewis, por videot e tij kanë më pak pëlqime.

Lewis është shkëputur nga muzika pasi anuloi të 24 koncertet që ishin planifikuar në qershor është tërhequr nga muzika për shkak të problemeve shëndetësore.

Në fillim të këtij viti, ai foli për sëmundjen nga e cila vuan në një dokumentar në Netflix .