J.Lo dhe Eva Longoria shkëlqejnë në tapetin e kuq!

Disa nga emrat më të mëdhenj të Holliëood-it zbukuruan tapetin e kuq të Revistës “Elle”. Gjatë ceremonisë të mbajtur në Los Anxhelos ranë në sy Jennifer Lopez, Eva Longoria dhe fituesja e çmimit Oscar, Jodie Foster.

Ceremonia nderoi gratë që kanë dhënë një ndikim të rëndësishëm në fusha të ndryshme të industrisë së artit.

Advertisement

“Nëse shihni të nderuarit e sotëm, është lista më e larmishme që ata kanë pasur ndonjëherë, dhe kjo është bota në të cilën jetojmë. Është mirë ta shohësh atë të pasqyruar në një revistë bukurie.”

Të nderuarit e vitit 2023 do të shfaqen në kopertinat e Dhjetorit dhe Janarit të revistës “Elle”.