Disa ditë më parë moderatorët e emisionit “Chaud Patate” në “Energy Radio” zbuluan disa zhvendosje të disa prej figurave televizive drejtë “Report TV”, që mund ti lexoni duke klikuar këtu.

Një prej moderatoreve që do të prezantojë emisionin “Rreze Dielli”, ku bën pjesë dhe rubrika “Të gatuajmë me zonjën Tefta” do të jetë prezantuesja e e pasdites blu të së hënës, “Pasditja ime” në TVSH, Erjona Rusi.

Advertisement

Burime prane radionrg.al konfirmuan se sot vendin e Erjonës në emisionin “Pasditja ime”, do ta zërë një figurë tjetër e njohur për publikun. Ajo do të jetë moderatorja Aulona Minga, të cilën të gjithë e kemi njohur nga emisionet e ndryshme që ka pasur në TVSH.

Pra, Aulona nuk do të lëvizë nga TVSH, thjeshtë po ndryshon dhe njëherë emisionin dhe studion.